Nënat që kanë 3 fëmijë janë më pak të stresuara, e thotë shkenca
Duket shumë e vështirë pamja nga jashtë e një nëne me tre apo më shumë fëmijë.
Kujdesi për fëmijët merr kohën e nënës dhe së bashku me stresin e punës dhe punët e shtëpisë gjithçka mund të duket si një detyrë pothuajse e pamundur.
Megjithatë, sipas një sondazhi të kryer në Shtetet e Bashkuara mbi një grup prej më shumë se 7,000 nënave, u zbulua se gratë, nëna të 3 fëmijëve janë më pak të stresuara se ato që kanë 2 apo edhe një.
Sipas psikiatres Janet Taylor, nënat fillojnë të çlodhen pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të tretë.
“Tani ato nuk kanë më hapësirë të mjaftueshme në kokën e tyre për perfeksionizëm, kur ju vijnë në jetë tre ose më shumë fëmijë”.