Merrni vitaminë D për shëndetin e zemrës? Ja sa përfitoni në të vërtetë

Merrni vitaminë D për shëndetin e zemrës? Ja sa përfitoni në të vërtetë

Nëse po mundoheni të përmirësoni shëndetin e zemrës, duke bërë rregullisht ushtrime dhe duke ngrënë ushqime të shëndetshme mund ta ndihmoni patjetër, por kërkimet e reja thonë se suplementet e vitaminës D nuk ju ndihmojnë aspak.

Ky hulumtim i fundit ka analizuar më shumë se 83 000 njerëz – dhe nuk ka zbuluar asnjë përfitim tek njerëzit që marrin suplemente të vitaminës D. Gjithashtu nuk kishte rënie as në numrin e njerëzve që pësojnë atak apo sulme në zemër.

Studimet e mëparshme kishin raportuar se njerëzit që kishin përjetuar një sulm në zemër, goditje në tru, apo edhe sëmundje të tjera të zemrës kishin pasur nivele të ulëta të vitaminës D. Studiuesit thanë se ka arsye bindëse biologjike për të besuar se nivelet e vitaminës D mund të ndikojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe të zemrës. Për shembull, disa muskuj në enët e gjakut kanë receptorë për vitaminën D, vunë në dukje studiuesit.

Ata u befasuan kur vunë re se suplementet e vitaminës D nuk kishin ndonjë efekt në problemet e mëdha të zemrës.

Por nëse njerëzit kanë mungesë të vitaminës D (më pak se 12 mg / mL), është e rëndësishme ta trajtojmë këtë mangësi, sidomos për shëndetin e kockave, thonë studiuesit.

Faktorë të tjerë mund të shpjegojnë lidhjen mes sëmundjeve të zemrës dhe niveleve të vitaminës D.

Për shembull, është e mundur që njerëzit që bëjnë një stil jetese duke qëndruar ulur të kenë edhe sëmundje kardiovaskulare edhe nivel të ulët të vitaminës D. Jo vetëm që këta njerëz nuk bëjnë stërvitje të shëndetshme për zemrën, por ata gjithashtu nuk marrin ekspozimin e duhur ndaj diellit.

Zbulimet nga studimi u publikuan në internet në JAMA Cardiology.

Shpërndaje në: