Nëna harron fëmijën në makinë, e gjen të pajetë
Nena harroi femijen ne maikne, pas nje nate te lodhshme pa gjume dhe kur kthehet per fat te keq e gjen ate te pajete.
Një grua, e ftuar në një baby shower me mikeshat e saj, doli nga makina dhe harroi të merrte vajzën me vete. Nëna në fjalë, një ditë para festës, e kishte kaluar natën pa gjumë.
Harron vajzën në makinë, e gjen të pajetë
Sapo mbërriti në festë, gruan e zuri gjumi. Ora shënonte 2:30 e pasdites, por vetëm në orën 4.00, ajo kuptoi që nuk kishte vajzën pranë saj. Kur shkoi në makinë, ajo e gjeti veten para vajzës së saj të vogël që nuk merrte më frymë. Ishte e panevojshme të kërkonte ndihmë: tani, për të porsalindurën, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë.
Nëna nuk kishte fjetur natën e kaluar
Një nga arsyet që mund të kishte shkaktuar dramën është nata pa gjumë e gruas.
Atë mëngjes ajo tha se ndihej shumë e lodhur. Kishte kaluar një natë pa gjumë dhe ndjeu nevojën për të pushuar. Një lodhje që e bëri të harronte fëmijën e saj në makinë. Është një tragjedi e papërshkrueshme me fjalë.
Gruaja, e martuar dhe me gjashtë fëmijë të tjerë, pesë prej të cilëve janë adoptuar, njihet nga rrethi i ngushtë si një person i arsimuar dhe shumë e përkushtuar ndaj kujdesit të fëmijëve të saj. Mesatarisht, në Shtetet e Bashkuara, rreth 38 fëmijë vdesin çdo vit për shkak të harresës së prindërve të tyre.