Zbuloni pse joga është praktika më e mirë për gratë shtatzëna

Zbuloni pse joga është praktika më e mirë për gratë shtatzëna

Shtatzënia është një nga fazat më të bukura dhe delikate për gruan, e veçanërisht për fëmijën që pritet të vijë në jetë. Përjetimet gjatë kësaj periudhe, janë deri diku vendimtare për beben dhe studime të shumta tregojnë se fëmija i merr që në fetus emocionet e para. Atë që ndien nëna, e përjeton edhe bebja.

Shkolla të ndryshme joge në botë, i japin shumë rëndësi kësaj periudhe të jetës, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën që ajo rrit brenda vetes. Tashmë dihet që ndikimi i jogës është shumë i mirë për trupin dhe mendjen, por për ato gra, shtatzënia e të cilave është tepër delikate dhe në kushte jo të mira shëndetësore, këshillohet meditimi, sepse, mbi të gjitha, kjo është një përvojë mendore dhe emocionale, jo vetëm fizike. Kështu, bashkë me nënën, fëmija merr mësimet e para të meditimit nga barku i saj.

PËRFITIMET E JOGËS PËR GRATË SHTATZËNA

Një sërë studimesh e sugjerojnë jogën në shtatzëni, sepse në këtë fazë, ajo e lehtëson gruan nga simptomat e zakonshme të kësaj periudhe.

– Përmirëson cilësinë e gjumit
– Redukton stresin dhe ankthin
– Nënat lidhen më shumë me bebet
– Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të mesit
– Ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes
– E përgatit gruan fizikisht për procesin e lindjes, pasi ndihmon në elasticitetin e muskujve
– Ndihmon në rikuperimin e formës fizike pas lindjes
– Minimizon mundësitë për depresion pas lindjes

PËRFITIMET E JOGËS PËR FOSHNJAT

– Ndihmon që të pozicionohet me kokën poshtë dhe të përgatitet për lindjen natyrale
– Fëmija e përjeton me qetësi periudhën që kalon në barkun e nënës./Living

Shpërndaje në: