Gruaja ndahet nga burri: Më kërkonte të bëjmë seks 12 herë në ditë
Një bashkëshort ekstremist kërkues, e detyroi të shoqen që të bënte kërkesë për divorc në gjykatë.
Arsyeja e kërkesës për divorc, erdhi për shkak të kërkesave të shumta në krevat. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në Sudan, vend në Afrikën Veriore.
“Jam e detyruar që të bëj dashuri 12 herë në ditë, çdo ditë. Unë kështu nuk mund të jetoj më”, tha gruaja.
Mediat vendase thanë se gruaja, në padinë e saj kishte shprehur se kërkesat e të shoqit, nuk e lejonin më që të kujdesej për fëmijët dhe shtëpinë.
“Nuk arrij që të bëj një jetë normale, nuk kam kohë as të vizitoj prindërit”, tha gruaja.
Në këto kushte gjyqtari thirri burrin për ballafaqim dhe ai pohoi, duke thënë, “Është e ligjshme që të bëj dashuri me gruan time, nuk dua të shkoj me të tjera”.
Në atë moment gjyqtari e pyeti nëse merrte viagra apo substanca të tjera të ngjashme, por ai mohoi. Më tej ai tha se përdorte një ushqim të përhapur në Azi dhe Afrikë që zakonisht përdoret për të bërë bukë dhe që i shtonte dëshirën.
Në atë moment gjyqtari vendosi që të zgjidhë çështjen në mënyrë miqësore mes çiftit, duke qenë se të dy e duan njeri tjetrin. Po ashtu ai e këshilloi gruan që të përdorte më pak “Millet”, produkti në fjalë, në kuzhinë, në mënyrë që të shpëtonte dhe veten.