Ndryshimet që i ndodhin trupit tuaj çdo 10 vjet

Ndryshimet që i ndodhin trupit tuaj çdo 10 vjet

Trupat tanë ndryshojnë çdo ditë. Mirëpo ne i vëmë re vetëm pas disa vitesh apo edhe dekada më vonë. Shpesh ndihemi më të rinj nga sa jemi dhe çdo gjë duket perfekte, por këto ndryshime janë duke ndodhur edhe pse nuk i vëmë re. Këtë herë duam t’ju informojmë rreth këtyre ndryshime që trupi pëson çdo 10 vjet sipas ‘Bright Side’:

1-Nga mosha 20-30

Kjo është periudha në të cilën ne ndihemi të fortë dhe me energji, por në këtë moshë kockat ndalojnë së zhvilluari, sasia e kolagjenit në trup zvogëlohet dhe dhëmbët e pjekurisë shfaqen.

2-Nga mosha 30-40

Shumë njerëz në këtë moshë shpesh shfaqen si më të rinj në aparencë. Në këtë moshë muskujt fillojnë te dobësohen, shtohet dhjami në to ndërsa sasia e kolagjenit dhe elastinës bie.

3-Nga mosha 40-50

Shumë shkencëtarë besojnë se trupi i njeriut arrin pjekurinë në moshën 38-vjeçare dhe më pas fillon plakja. Në këtë moshë bie numri i qelizave nervore, në trup akumulohet dhjam, shikimi dobësohet, kockat bëhen më të buta si dhe sasia e hormonit estrogjen tek femrat bie.

4-Nga mosha 50-60

Në këtë moshë aparenca pëson ndryshim të dukshëm. Qelizat e trurit fillojnë te dëmtohen, rritet rreziku i problemeve të gastritit dhe memoria përkeqësohet.

5-Nga mosha 60-70

Nervat dhe receptorët nuk funksionojnë siç duhet në këtë periudhë. Zëri fillon të ndryshojë, funksioni i zemrës fillon të bjeri, si dhe kockat dobësohen prandaj dhe gjatësia e njerëzve në këtë moshë shkurtohet pak.

6-Nga mosha 70 dhe më shumë

Ky grup njerëzish konsiderohen te moshuar dhe ndodh zvogëlimi i masës muskulare, i sasisë së dhjamit në trup, i shpejtësisë së rigjenerimit, si dhe një përkeqësim i memories afat shkurtër.

Shpërndaje në: