Gjetje e pabesueshme: Çehrja e trishtuar e qenve produkt i evolucionit për të komunikuar me njerëzit

Gjetje e pabesueshme: Çehrja e trishtuar e qenve produkt i evolucionit për të komunikuar me njerëzit

Nëse një qen i ka sytë që duken sikur dëshirojnë t’iu thonë apo kërkojnë diçka, kjo mund të jetë forma e evolucionit për t’iu manipuluar ndjenjat.

Hulumtuesit kanë gjetur se qentë kanë evoluar muskujt rreth syve të tyre, që i lejon të bëjnë shprehje në mënyrë që të komunikojnë me njerëzit.

Një muskul i vogël i faqes i lejon sytë e qenve që ta bëjnë mimikën e “të pafajshmit”.

Studimi thotë se këta sy të qenve ndihmuan qentë e shtëpisë që të lidhen më shumë me qeniet njerëzore, shkruan BBC, përkthen Periskopi

Kjo i lejon qentë – sipas studiuesve – që ta bëjnë thirrjen shprehëse përmes vetullave dhe që të krijojnë iluzionin e komunikimit të ngjashëm me njerëzit.

Kjo lëvizje muskulore i bën sytë e qenve “të duken më të mëdhenj, më të pafajshëm dhe t’iu përngjajnë lëvizjeve njerëzore kur ata janë të trishtuar”. Një gjë e tillë i ysht njerëzit që t’i mbrojnë qentë.

Kto ndryshime në shprehjen e fytyrës së qenve kanë ndryshuar përgjatë mijëra vitesh në bashkëjetesën e tyre me njerëzit.

Një studim i kaluar kishte treguar se si qentë e përdorin surratin e një të pafajshmi veçanërisht kur njerëzit i shikojnë./Periskopi

Shpërndaje në: