7 mitet rreth humbjes së virgjërisë
Mitet për himenin që vërtetojnë mënyrën e gabuar të të menduarit për humbjen e virgjinitetit.
Nëse jeni ekspozuar çfarëdo lloj edukimi seksual në shkollë të mesme, sigurisht keni mësuar se cipa e virgjërisë është përshkruar si një lloj “pengese” në vaginën tuaj e cila hiqet përfundimisht kur keni marrëdhënie, e ndonjëherë duke shkaktuar dhimbje dhe gjakderdhje.
Përveç faktit se himeni ende konsiderohet si mënyrë përcaktuese e virgjërisë – mënyra se si paragjykohet për të është krejtësisht e gabuar.
Femrat kanë hymen të ndryshëm dhe këtu fillon paragjykimi më i madh se identifikohen si të njejta.
Nëse kjo pasaktësi vjen si pasojë e traditës, injorancës, kjo paraqet problem. Të moskuptuarit e funksionimit të himenit apo cipës së virgjërisë, mund të jetë pengesë serioze për të kuptuar se çfarë me të vërtetë ndodhë me të në një marrëdhënie seksuale. Është posaçërisht serioze në rastet kur virgjëria është përcaktues i vlerës dhe nderit së një gruaje, dhe se thyerja e cipës tregon se një femrër ka qenë e virgjër para martesës.Të gjithë duhet të informohemi më mirë rreth kësaj. Po ju paraqesim 7 mite për himenin.
Mit 1: Himeni është cipë që duhet të penetrohet
E vërteta: himeni nuk shtrihet në tërë vaginën dhe pret që të goditet nga penisi. Përkundër faktit se himeni do të thotë “membranë” në latinisht, kjo nuk është një cipë solide mbi të gjitha. Më saktë i referohet si një unazë e indeve përreth brendësisë së vaginës. Indet janë shumë elastike dhe këto mund të jenë të trashë apo të hollë, dhe pas çdo penetrimi duke filluar që nga tamponët apo prekja me gishta, mund ta prishë atë.
Kjo, natyrisht, ka kuptim. Sepse nëse do të ishte e bllokuar tërësisht deri në momentin që do kryenim marrëdhënie me dike, atëherë menstruacionet do të ishin të pamundura. Të gjithë kemi lindur me një hymen të gjerë, të plotë që i përshtatet konceptimit të caktuar, por që zgjerohet dhe hapet me zhvillimin e pubertetit. Rrallë, disa femra mund të lindin me himen të imperforuar, e cila në të vërtetë e bllokon vaginën tërësisht, por që mund të korrigjohet me operacion.
Miti 2: Himeni i çdokujt është më shumë ose më pak i ngjashëm
Ashtu sikur nuk ka model të përsosur të vaginës, nuk ka edhe hymen normal. Cipa mund të ketë konfigurime të ndryshme – shumica janë të trashë drejt pjesës së poshtme, afër anusit dhe përbëhen nga membranë e hollë mukoze rozë, ose e trash, ind i bardhë që është pak më i vrazhdë. ajo mund të jetë i plotë ose me vrima të vogla.
Shkenca e mjekësisë njeh së paku katër lloje të konfigurimit të himenit: anular, septate, cribriform dhe parous introitus – për shembull e septuar do të thotë që keni një cipë virgjërie me inde shtesë që shtrihen nëpër kanalin tuaj vaginal.Variacionet janë të shumta, gjë që përcakton se pse ka aq shumë mënyra të ndryshme për njerëzit që të përjetojnë dhe ndërveprojnë me himenët etyre – duke përfshirë humbjen e virgjërisë.
Miti 3: Himeni është i vendosur thellë brenda vaginës suaj
Ky është një lloj i përgjithshëm i mitit që e kam vënë re: se “virgjëria” shtrihet thellë brenda vaginës suaj, duke pritur organin përkatës të vijë dhe ta prishë atë. Ashtu sikur te “Bukuroshja e fjetur, vetëm se në vend të buzëve të saj ju e keni kanalin vaginal”.
E vërteta: kjo nuk ka kuptim. Himeni, në të vërtetë është shumë afër hapjes vaginale, më së shumti një deri dy centimetra larg.
Miti 4: Himeni prishet
Indet që përbëjnë unazën e himenit janë të tilla që zgjerohen apo shtrihen. Këto, si të gjithë membranat mund të marrin formën varësisht presionit të vënë mbi ta, apo thjeshtë zgjerohen për tu përshtatur. “Prishja” e himenti nuk është mënyrë e mirë për tu thënë aspak. Është e qartë se ai nuk riparohet por sigurisht që edhe nuk mund të prishet.
Miti 5: Gjakderdhja gjatë humbjes së virgjërisë është si rezultat i himenit
E vërteta: kjo mënyrë e të menduarit është shumë e dhimbshme, por ja ku është: gjakderdhja gjatë humbjes së virgjërisë nuk ka të bëjë me himenin në të shumtën e rasteve, kjo ndodhë për shkak të indeve të holla që furrnizohen me pak gjak. Në vend të kësaj, çdo gjakderdhje ka të bëjë me indet e brendshme të vaginës, e cila është delicate dhe e pajisur me qeliza të gjakut.
Miti 6: Prania e himenit është shenjë e virgjërisë
E vërteta: ideja se “prania” e himenit përcakton virgjërinë e një femre është e pakuptimtë për shumë arsye: njëra është se himeni mund të hiqet pas çdo futje në vaginë, duke filluar nga masturbimi e deri tek tamponët, madje edhe ushtrimet mund të ndikojnë tek heqja e himenit. Himeni zhvillohet gradualisht që në moshë të vogël, ai nuk shkon asgjëkundi pasi të penetrohet në të, ai nuk hapet ose zhduket, thjeshtë qëndron në skaje përreth, duke u mveshur gradualisht.
Kjo është një pike shumë e rëndësishme sepse ne besojmë që mjekët (apo burrat) thjeshtë mund të shikojnë në vaginën tuaj dhe të përcaktojnë a jeni e virgjër apo jo. Është shumë më e komplikuar se kaq. E kundërta e kësaj, himeni nuk provon asgjë se keni pasur seks, dhe ideja se kjo mund të veprojë kështu është shumë e dëmshme.
Miti 7: Dhimbja e parë e penetrimit është për shkak të himenit
E vërteta: duke marrë parasysh atë që kemi mësuar deri tani, kjo duhet të jetë e qartë. Korona vaginale mund të shqyhet shumë herë gjatë jetës suaj, mund të ndryshojë jashtëzakonisht në forcë dhe trashësi dhe zgjerohet mjaftueshëm sa për të pranuar sasi të vogël të presionit – kështuqë natyrisht sasia e dhimbjes ndryshon, dhe sipas studimeve është raportuar se 63% e femrave nuk kanë përjetuar aspak dhimbje. Dhimbja si pasojë e himenit nuk mund të jetë, kjo ndodhë për shumë gjasa se jeni pak të lubrifikuar ose nuk e dini ende se çfarë jeni duke bërë.