Ndaloni zbardhjen e flokëve me këto maska
Qimet e para të zbardhura mund të shfaqen në rininë e hershme, pastaj edhe në të njëzetat. Ndërsa deri në fund të pesëdhjetave, rreth 80 për qind e flokëve janë të thinjura.
Që të keni flokë të dendura dhe të ndritshme, konsumoni ushqim të pasur me acide esenciale dhe acide omega yndyrore – si vaj ulliri, avokado, fruta arrore dhe fara, si edhe ushqim të pasur me vitamina B dhe E, pastaj magnez dhe zink. Për rezultate të dëshiruara provoni edhe maskat për flokë, të cilat në vendet lindore në mënyrë tradicionale përdoren për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura.
Dobitë e vajrave
Me kalimin e viteve flokët bëhen të thata, të holla, rriten më ngadalë, lehtë thyhen dhe humbin shkëlqimin. Për t’ua kthyer flokëve shkëlqimin, dy herë në javë përdorni maska, përbërësit kryesorë të të cilave janë vajrat kualitative dhe yndyra. Masazhi i fortë i kokës me vajra natyrore është treguar i dobishëm kundër flokëve të thinjura.
Vajrat e ndryshëm mund t’i përdorni ndaras ose në kombinim me të tjerat. Më i popullarizuar është vaji i kokosit, ndërsa të efektshëm janë edhe vaji i bajames, ullirit, ricinit dhe jojobës. Për errësimin e flokëve është gjithnjë e më i popullarizuar vaji i rozmarinës, ndërsa mjaftojnë vetëm disa pika. Maskat nga vajrat vendosni në flokë dy herë në javë, ndërsa rezultatet e dëshiruara do të vijnë në shprehje vetëm pas një muaji.
Po ashtu, gjatë verës, për shkak të diellit dhe ujit të pishinës, flokët e thinjura mund të marrin nuanca të të verdhës, që mund t’i neutralizoni me shamponët e posaçëm me pigmente të kaltra dhe vjollce, si edhe me shampon me bazë sherbele.
Maska nga vaji i ullirit
Flokëve të thinjura do t’ua ktheni shkëlqimin dhe fortësinë përmes maskës me bazë të vajit të ullirit dhe mjaltit, të cilën do ta vendosni në flokë një herë në javë. Përzieni sasi të njëjta të vajit të ullirit dhe mjaltë, përgatitjen vendoseni në flokë, deri në rrënjë, masazhojeni mirë, mbi kokë vendosni qese plastike dhe mbi të peshqir të ngrohtë, ndërsa pas gjysmë ore, flokët lani me ujë të vakët dhe ngadalë pastrojini me shampon.
E njëjta vlen edhe për lëngun e limonit, të cilin duhet ta përzieni me vaj kokosi. Përgatitjen e fituar vendoseni ne gjithë kokën, ndërsa pas gjysmë ore flokët lajini me ujë të vakët. Kjo maskë pengon rënien e flokëve dhe ngadalëson shfaqjen e qimeve të thinjura, ndërsa njëkohësisht flokëve ua kthen dukjen e shndritshme dhe të shëndoshë.
Biberi i zi
Maskë për flokë mund të fitoni edhe nga biberi i zi. Një gram biber përziejeni me gjysmë filxhani jogurt, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje. Përgatitjen vendoseni në flokë, masazhojeni mirë dhe mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Maskën përdoreni dy herë në javë, ndërsa do t’ua kthejë ngjyrën e errët flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtutjeshme të qimeve të thinjura.