Flokët dhe qimet në trup gjatë shtatzënisë më shpejt rriten
Nuk thuhet pa arsye “gjendje tjetër” kur mendohet për shtatzëninë
Gjatë atyre nëntë muajve në organizmin e femrës pothuajse çdo gjë funksionon më ndryshe sesa zakonisht, falë ndryshimeve hormonale.
Disa ndryshime janë të lehta disa më vështirë të dukshme, mirëpo ajo që gjithsesi bie në sy janë – flokët, sepse shumë më shpesh do të detyroheni t’i shkurtoni flokët për të mbajtur formën e tyre, mirëpo nëse jeni adhuruese e flokëve të gjatë, do të kënaqeni me rritjen e tyre.
Por nuk rriten shpejt vetëm flokët gjatë shtatzënisë, por edhe të gjitha qimet në trup, gjë që çon në dëshpërim shumë nëna të ardhshme.
Edhe sikur këto “mysafire të paftuara” të shfaqen atje ku më së paku i prisni, si në stomak apo gjoks, shumica e damave frikësohen.
Mirëpo, arsye për frikë nuk ka, sepse e gjithë kjo është pasojë e gjendjes ndryshe hormonale e cila, pas lindjes së fëmijës, do të kthehet në normale apo do t’ju privojë nga teprica e “detajeve lëkurore”.