Vetëm një javë me net pa gjumë, e ngritë nivelin e kolesterolit dhe dëmton zemrën
Qoftë shqetësimet për punë, apo mos rezistimi për të shikuar edhe një film, këto janë disa nga gjërat, që shumicën nga ne e lënë pa gjumë, transmeton Telegrafi.
Por, si pasojë e pagjumësisë, apo mos përmbushjes së shtatë orëve të rekomanduara, trupi është i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sulmi në zemër apo infarkti.
Kolesteroli, një yndyrë të cilën e krijon mëlçia, është e rëndësishme për trupin, njëjtë sikur qelizat dhe organet.
Ka dy lloje të kolesterolit, të ‘mirë’ me densitet të lart dhe e pasur me litoproteine, dhe i ‘keq’ me mungesë të liportoteineve.
E, ‘kolesteroli keq’ i dëmton arteriet e gjakut, duke krijuar mure, shtresime dhe formësime të ndryshme.
Ekipi i ekspertëve finlandezë, kanë eksperimentuar me disa njerëz, të cilët kanë fjetur në laborator.
Tek ata që nuk kanë pasur gjumë të mirë, niveli i kolesterolit është rritur në masë të madhe, që për pasojë do të ketë sëmundjet e lartcekura.