Qumësht apo lëng portokalli, cilën prej tyre duhet të pini në mëngjes?

Qumësht apo lëng portokalli, cilën prej tyre duhet të pini në mëngjes?

Për disa njerëz është më e zakonshme që pas zgjimit nga mëngjesi të vrapojnë drejt kuzhinës për të pirë kafenë e parë, por jo të fundit, të ditës. Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve intolerantë ndaj kafeinës dhe gjendeni përballë dy zgjedhjeve (qumësht dhe lëng portokalli), e dini cila është më e mira për ju

Lëngu i portokallit: Një gotë me lëng portokall të shtrydhur përmban 110 kalori. Ai është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe veprimi i radikaleve të lira. Por, sipas një studimi të Rochester Eastman Institute for Oral Health lëngu i portokallit

mund të dëmtojë rëndë smaltin e dhëmbëve duke reduktuar fortësinë e tyre me 84 % tek njerëzit që e pinin atë çdo ditë.

Qumështi: Një gotë me qumësht siguron 20% të nevojave ditore të proteinave dhe kalciumit që i nevojitet trupit. Por, kur nuk është i përpunuar acidet e tij yndyore mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Qumësht apo lëng portokalli?! Përgjigjja e duhur është qumështi. Është më i lehtë për dhëmbët, ka kalcium e proteina që ndihmojnë në rindërtimin e dhëmbëve etj. Nëse qumështi është organik ai do të përmbajë shumë antioksidantë të dobishëm për trupin dhe vitaminë E./Burimi ”Women’s health”

Shpërndaje në: