7 truket e bukurisë që do ju fshehin defektet
Vajzat i kushtojnë shumë rëndësi aparencës së tyre sidomos kur duhet të jenë prezente në evente të ndryshme si përshembull dasmat apo një takim me të dashurin. Ky artikull do t’ju ndihmojë të dukeni bukur pa shpenzuar shumë para. Më poshtë ju shfaqim disa truke të bukurisë sipas ‘Bright Side’:
1-Përdorimi i pudrës së bebeve. Pudra e bebeve thith yndyrën në lëkurën tuaj si dhe e ndriçon fytyrën.
2-Për një buzëqeshje që ndriçon. Shëndeti dhe aparenca e dhëmbëve tuaj është e rëndësishme. Një produkt që do ju jepte rezultate të shpejta është është qymyri i drurit të përpunuar. Ky produkt quhet ‘Activated Charcoal’.
3-Për thonj të cilët zverdhen mund të përdorni përzierjen e sodës së bukës më dy lugë peroksid hidrogjeni. Vendoseni përbërjen në thonjtë tuaj dhe ata do të zbardhen.
4-Për zhdukjen e rrudhave në fytyrë mund të përdorni ngjitësin medikal prej letre. Nëse keni rrudha midis vetullave vendosni këtë ngjitës gjatë natës.
5-Për thonj të fortë përdorni një limon. Lëngu i limonit është një nga produktet më efektive që rikuperon thonjtë tuaj.
6-Për zhdukjen e rrathëve të errët të syve përdorni patate. Lageni pambukun me lëngun e patates dhe vendosni tek rrathët e syve dy herë në javë.
7-Për zbardhjen e lëkurës së errët të sqetullave përdorni një lugë mjaltë dhe një lugë qymyr druri.