Maskë për rritjen dhe mos rënien e flokut gjatë vjeshtës
Këtë proces e përshpejtojnë edhe më shumë faktorë të tjerë, si lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj. Në të tilla raste, duhet të përdorem sa më shumë maska me produkte natyrore, si vezë, vaj ulliri, aloe vera.
Më poshtë do të gjeni dy maska shumë të mira për parandalimin e rënies së flokëve.
Maskë me të verdhë veze dhe banane
Përbërësit:
- Një banane e pjekur shumë mirë
- Një e verdhë veze
Si ta përgatisim:
- Përziejini më kujdes përbërësit deri sa të bashkohen shumë mirë dhe të formohet një masë homogjene.
- Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30-40 minuta.
- Lajini flokët me ujë të vakët.
Maskë me të verdhë veze dhe qepë
Përbërësit :
- Një e verdhë veze
- Vaj ulliri
- Një lugë mjaltë
- 2 lugë lëng qepe
Si ta përdorni:
- Përziejini të gjithë përbërësit së bashku.
- Aplikojeni maskën në rrënjë dhe lëreni për 15 minuta.
- Më pas e aplikoni në pjesën tjetër të flokut dhe mbajeni për 30 minuta
- Në fund i lani flokët si zakonisht.