Maska fantastike për flokë të butë dhe me volum
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban vitaminë E dhe yndyra të shëndetshme që forcojnë rrënjët e flokëve dhe ndihmojnë në rritjen e tyre.
Si ta përdorni:
- Merrni pak vaj ulliri dhe e ngrohni shumë pak.
- Masazhoni me të flokët dhe skalpin, dhe mbajeni për rreth 45 minuta.
- I shpëlani njëherë flokët me ujë të vakët, më pas i lani si zakonisht me shampo.
- Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.
Vezët
Vezët janë të pasura me proteina që forcojnë rrënjët e flokëve, parandalojnë rënien e tyre dhe çojnë në rritjen e tyre.
Si t’i përdorni:
- Përzieni bashkë të verdhën e një veze me 2-3 lugë gjelle vaj mustarde.
- Aplikojeni përzierjen në skalp dhe mbajeni për gati gjysmë ore.
- Në fund i lani flokët si zakonisht.
- Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.
Vaji i kastorit
Vaji i Kastorit është i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore që parandalojnë rënien e flokëve dhe ndihmojnë në rritjen e tyre.
Si ta përdorni:
- Merrni në sasi të njëjtë vaj kastori dhe vaj kokosi, dhe i ngrohni shumë pak.
- Aplikojeni përzierjen në flokë dhe skalp, dhe masazhojeni me kujdes.
- Mbështilleni kokën me një peshqir dhe mbajeni për rreth 1 orë.
- Pas një ore i shpëlani fillimisht flokët me ujë të vakët, më pas i lani me shampo si zakonisht.
- Përsëriteni këtë trajtim njëherë në javë.