Ja pse nuk duhet të bëni dush çdo ditë, mund të dëmtoni trupin
Dushi me ujë të nxehtë çdo ditë irriton lëkurën dhe e bën atë më të thatë. Me anë të dushit ju mund të mbani larg bakteret dhe papastërtitë, por do t’i bëni dëm në të njëjtën kohë edhe lëkurës.
Sipas studimit, është konstatuar se dushi jo domosdoshmërisht heq erën e keqe të trupit, nuk është me rëndësi fakti se sa shpesh laheni, por mënyrën se si laheni. Mos përdorni sapun për trupin kur bëni dush, sepse sapuni ka tendencën që ta thajë lëkurën dhe t’i heqë yndyrnat esenciale. Në çdo rast duhet të përdorni ujë të vakët, dhe jo të nxehtë. Përdorni shampo me efekt zbutës dhe hidratues në vend të sapunit.
Dushi duhet të ketë efekt terapeutik për të hequr lëkurën e thatë dhe për t’i dhënë lëkurës lagështirën e nevojshme për të qëndruar e hidratuar. Këshillohet të bëni dush 10 minuta në 2-3 ditë.