A ndihmon humbja e peshës kundër artritit?
Nëse nuk jeni mbipeshë, është edhe më mirë për artritin dhe për shëndetin tuaj. Nëse jeni mbipeshë, humbja e disa kileve është e rëndësishme për trajtimin e artritit. Nuk keni nevojë të bëni dieta ekstreme apo të humbni peshë menjëherë. Kjo mund të shkaktojë probleme në shëndetin tuaj më shumë sesa t’ju ndihmojë dhe jo rrallë ndodh që kur përpiqesh të humbësh peshë shpejt, jo vetëm shton më pas, por merr edhe ca kile më shumë. Ndaj është e këshillueshme që peshën ta humbisni shumë avash.
Humbja e avashtë e peshës tregojnë se regjimi juaj ushqimor dhe stili i jetesës po përmirësohen dhe mund të mbahen për një kohë të gjatë. Mënyra më e mirë për një program humbjeje peshe është kombinimi i dy gjërave: një gamë e gjerë ushqimesh të shëndetshme me porcione të arsyeshme, si dhe ushtrime të përditshme të moderuara. Çdo dietë që promovon humbje të shpejtë peshe, sidomos nëse programi nuk përfshin edhe ushtrime, duhet të jetë për ju një shenjë që nuk do të jetë efektive për kohë të gjatë