Përse njerëzit i hanë thonjtë dhe përse duhet ta ndalni këtë dukuri?
Ekzistojnë katër arsye kryesore se përse njerëzit i hanë thonjtë:
I bën të ndjehen mirë
Sipas Tracy Foose, profesoreshë e psikologjisë në UCSF School of Medicine, ngrënia e thonjve bën të ndjeheni “të relaksuar”, transmeton Telegrafi.
Për shkak të kënaqësisë së pavetëdijshme që njerëzit e fitojnë nga kjo dukuri, ngrënia e thonjve mund të sjell komfort gjatë situatave stresuese, ose edhe mund t’ju qetësojë gjatë procesit të angazhimit në një detyrë të vështirë.
Jeni perfeksionist
I ndërlidhur me idenë e komfortit, hulumtimi në Journal of Behaviour Therapy and Experimental Psychiatry ka zbuluar se ata që irritohen ose zemërohen shpesh kanë tendenca të qetësohen nga ngrënia e thonjve.
Predispozitat gjenetike
Një shkrim hulumtues ka argumentuar se mund të ekzistojë një lidhje mes onikofagjisë – shprehia e kafshimit të thonjve – dhe historisë familjare.
Në të vërtetë, Shari Lipner, profesoreshë në Weill Cornell Medicine, argumenton se një pjesë e madhe e personave që i hanë thonjtë kanë një anëtarë të familjes që e bën të njëjtën gjë.
Është formë e OCD-së
Kjo është edhe pika e fundit: në vitin 2012 American Psychiatry Association kishte listuar ngrënien e thonjve si formë e OCD-së (bashkë me ‘pickimin’ e lëkurës dhe kapjen e flokëve), transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, vlen të ceket se një pjesë e madhe e psikiatërve nuk pajtohen me këtë vendim.
Përse duhet ta ndalni këtë dukuri?
Kushton shumë…
Ngrënia e thonjve nuk është keq vetëm për dhëmbët dhe nofullën, por edhe mund të rezultojë në qindra apo mijëra euro fatura të dentistit gjatë jetës.
Mund të infektoheni
Duart e njeriut janë ‘marrësit’ e qindra mijërave baktereve çdo orë – vetëm mendoni të gjitha sipërfaqet e ndyra që i prekni përgjatë ditës.
Tani, imagjinoni futjen e gishtave në gojë. Transferimi bakterial mund të shkaktojë infeksione, si në gojë, njashtu edhe në thonj.
Është dukuri e pakëndshme për shoqërinë
Kjo ndoshta është arsyeja kyçe që ju ka sjellë në këtë artikull: E dini që kjo shprehi nuk është aspak atraktive. /Telegrafi/