Hormoni që parandalon abortet
Për dekada me radhë, mjekët kanë vendosur në receta progesteronin, një nga hormonet kyçe që trupi juaj ka nevojë gjatë shtatzënisë, për të parandaluar abortin. Hormoni, i prodhuar nga vezoret, është i nevojshëm për të përgatitur trupin për implantim. Ndërsa shtatzënia përparon, placenta prodhon progesteron, i cili nxit kontraktimet e mitrës dhe lindjen e hershme.
Por një studim i ri nga Britania e Madhe tregon se marrja e progesteronit tek gratë që përjetojnë gjakderdhje në tremujorin e parë të tyre nuk rezulton në lindje më të suksesshme se një placebo. Megjithatë, për një grup të vogël të nënave që kishin përjetuar “aborte të përsëritura të mëparshme”, numrat treguan përmirësime.
Studimi, i kryer në Qendrën Kombëtare të Hulumtimit të Aborteve në Universitetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar, është më i madhi në llojin e tij, duke përfshirë 4,153 gra shtatzëna që kanë përjetuar gjakderdhje në javët e hershme të rrezikshme të shtatzanisë. Gratë u ndanë rastësisht në dy grupe, një grup që merrte 400 miligramë progesteron nëpërmjet një supozioni vaginor dhe tjetri merrte placebo me të njëjtën sasi. Të dy grupet kanë marrë këto lëndë përgjatë javës së 16 të shtatzënisë.
Nga grupi që mori progesteron, 75% vazhdoi të ketë një lindje të suksesshme, me afat të plotë, në krahasim me 72% që morën placebo.
Siç vë në dukje studimi, për shumicën e grave, marrja e progesteronit “nuk rezultoi me një incidencë dukshëm më të lartë të lindjeve të suksesshme sesa placebo”. Por për gratë që kishin përjetuar një ose dy aborte të mëparshme, rezultati kishte një rritje prej 4% në numrin e lindjeve të suksesshme. Dhe për gratë që kishin përjetuar tri ose më shumë aborte të përsëritura, numri shkoi në një rritje prej 15%.
Dr. Arri Coomarasamy, profesor i gjinekologjisë në Universitetin e Birmingamit dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Hulumtimeve të Abuzimit të Aborteve, tha se implikimet për atë grup janë “të mëdha”. “Zbulimi ynë që gratë të cilat janë në rrezik për një abort për shkak të gjakderdhjes aktuale të shtatzanisë dhe një historie aborti të mëparshëm mund të përfitojnë nga trajtimi me progesteron, ka implikime të mëdha për praktikën,” tha ai.
Është vlerësuar se 1 në 5 shtatzëni përfundon në abort. Dhe ndërkohë që edhe një pikë gjaku pa dyshim e rrit frikën e nënës në pritje, gjakderdhja është në të vërtetë një dukuri shumë e zakonshme gjatë shtatzanisë, tha Coomarasamy. Sidoqoftë, gjakderdhja në tremujorin e parë është veçanërisht e rrezikshme, duke shkaktuar abort në një të tretën e rasteve.
Pra, për gratë që kanë kaluar shumë herë këtë problem, gjetjet e Coomarasamy janë një rrugë e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë. “Ky trajtim mund të shpëtojë mijëra foshnja që mund t’i kishit humbur nga një abort”, shtoi ai.
Studimi është në mesin e një numri zbulimesh të kohëve të fundit, të bëra nga mjekët që kërkojnë të kuptojnë më tej se çfarë i shkakton abortet dhe çfarë mund të bëhet për t’i parandaluar ato. Ndërsa rreth 70% e aborteve i atribuohen anomalive kromozomale, mjekët kohët e fundit mësuan se disa anomali gjenetike, të cilat ekzistojnë në një grup të vogël prindërish të ardhshëm, mund të zbulohen duke testuar nënën dhe babain, si dhe embrionin.
Mjekët gjithashtu kanë zbuluar se edhe njohja e seksit të foshnjës mund të parashikojë ndërlikimet me të cilat një nënë mund të ballafaqohet.
Por ndërkohë që nuk ka zgjidhje gjithëpërfshirëse për të ndaluar abortet, për disa çifte, përdorimi i progesteronit ofron një shpresë.