Shkencëtarët: Njerëzit i hanë të paktën 50 mijë grimca plastike çdo vit, pa e ditur

Shkencëtarët: Njerëzit i hanë të paktën 50 mijë grimca plastike çdo vit, pa e ditur

Një person i rëndomtë i han të paktën 50 mijë thërrmija të mikroplastikës çdo vit dhe e fut në mushkëri përmes rrugëve të frymëmarrjes të njëjtën sasi plastike, sipas studimeve të para që vlerësojnë dëmet nga ndotja plastike.

Numri i vërtetë është e mundur të jetë shumëfish më i lartë, për shkak se vetëm një numër i vogël i ushqimeve dhe pijeve janë analizuar për kontaminimin plastik. Shkencëtarët raportuan se pirja e ujit nga shisha e rritë drastikisht konsumin e këtyre thërrmijave të dëmshme për shëndetin, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Ndikimi shëndetësor për këtë çështje është i panjohur, por duhet se ato mund të lirojnë substanca toksike. Disa prej thërrmijave janë mjaftueshëm të vogla sa të penetrojnë në indet njerëzore, ku mund të shkrehin reaksione imunitare.

Ndotja e mikroplastikës duket se është e pranishme kudo në planetin tonë. Hulumtuesit kanë gjetur mikroplastikë kudo që kanë shikuar; në ajër, në tokë, në lumenj dhe në thellësi të oqeaneve.

Ato janë gjetur madje edhe në jashtëqitjen e njerëzve, për herë të parë në muajin tetor siç kishte përcjellur atëkohë edhe Periskopi, duke konfirmuar kështu se njerëzit po i gëlltisnin në trupin e tyre këto thërrmija. /Periskopi

Shpërndaje në: