Pse tradhtojnë partnerët

Pse tradhtojnë partnerët

Një studim i Universitetit Shtetëror Utah, Sarah Tulane dhe bashkëpunëtorët e saj, e lidhin pabesinë në një shkallë të lartë me divorcin.

Por sidoqoftë, shumë çifte të martuar për fat të mirë e pranojnë tradhtinë dhe nuk divorcohen.

Sipas një raporti tregohet se tradhtia ndodh, 10-13% në një moshë madhore dhe 20% te çiftet rreth të dyzetave.

Ata që e zbulojnë jo besnikërinë e partnerit e shohin si një provojë “shkatërrimtare” dhe besojnë se ajo finalizon fundin e martesës. Por nëse personi fajtor pranon gabimin dhe kërkon falje, dhe si pasojë nuk divorcohen, janë më të lumtur në martesën e tyre, gjithmonë nëse qëndrojnë së bashku sepse e duan njëri-tjetrin.

Këto janë arsyet se pse partneri juaj arrin në tradhti:

– Mungesë e kënaqësisë seksuale. Sipas një studimi shumica janë femrat ato të cilat arrijnë të tradhtojnë një mashkull duke kërkuar një marrëdhënie tjetër e cila përmirëson jetën e tyre seksuale.

– Dëshira për të pasur takime seksuale shtesë, me persona të tjerë. Një arsye të cilën shumë persona nuk arrijnë ta pranojnë se e ndjejnë të nevojshme.

– Mungesë e kënaqësisë emocionale në marrëdhënien tuaj.

– Kërkoni të ndiheni të vlerësuar nga dikush tjetër veç partnerit tuaj. Të ndiheni të vlerësuar është çelësi kryesor në marrëdhënien emocionale mes një çifti.

– Nuk ndieni më dashuri për partnerin tuaj. Kjo ndoshta ndodh sepse “dashuria” është tepër e vështirë të shpjegohet.

– Arrin të biesh në dashuri me një person tjetër. Personat të cilët kanë nisur një lidhje dashurie me një person të dytë, kanë pranuar se kanë arritur të bien në dashuri me këtë person.

– Kërkoni të hakmerreni! Në një marrëdhënie e cila nuk po shkon aspak ashtu si duhet, dëshira për të lënduar partnerin tuaj i cili po ju tradhton, duket se është dëfryese për ju, ta ktheni në të njëjtën mënyrë!

– Jeni tepër kureshtar dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja.

Shpërndaje në: