6 gjërat e mira që do t’i ndodhin trupit tuaj kur të hiqni dorë nga sheqeri
Vitet e fundit gjithnjë e më shumë janë publikuar studime që tregojnë se sheqeri eshtë shkaktar i shumë sëmundjeve, përfshirë edhe kancerin.
Mirëpo të heqësh dorë nga ëmbëlsirat është e vështirë. Megjithatë nëse ia dilni do të arrini të keni disa përfitime të mrekullueshme shëndetësore.
Ja cilat janë disa prej tyre:
- Bëhuni gati për një lëkurë më të re.
Sheqeri në dietën tuaj ndikon në sasinë e sheqerit që qarkullon në gjak dhe studimet thonë se nivelet e larta të sheqerit në gjak të krijojnë një efekt molekular domino të quajtur glikation. Ky term është për procesin që pengon riparimin e kolagjenit në lëkurë, një proteinë kjo që e mban lëkurën të shëndetshme. Një dietë me sheqer mund të çojë në elasticitet të reduktuar dhe në shfaqjen e rrudhave të parakohshme. Fatmirësisht, hulumtimet thonë se ulja e konsumit të sheqerit mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrudhave apo shenjave të tjera të dukshme të plakjes.
- Do të keni më shumë energji rezistuese.
Sheqernat e shtuara janë karbohidrate të thjeshta. Kjo do të thotë se ato janë tretur shpejt dhe hyjnë shpejt në qarkullimin e gjakut. Por sapo sheqeri është metabolizuar, ju do të keni pak energji. Ndërsa kur hani ushqime të pasura me proteina dhe yndyrna, si për shembull bajamet, ato do t’ju japin energji që zgjat më shumë.
- Nuk do të keni më yndyrë në bark.
Dihet botërisht tashmë se nëse heq dorë nga sheqernat do të humbasësh peshë dhe veçanërisht kjo do të ndodhë në zonën e barkut. Konsumimi i sheqerit shton insulinën në zonën rreth barkut dhe këto qeliza yndyrore janë të rrezikshme pasi gjenerojnë adipokinë dhe hormone dhjami, të cilat nga ana tjetër kontribuojnë në probleme si sëmundjet e zemrës apo kanceri.
- Do të humbisni më shpejt kilet.
Rritja e niveleve të insulinës jo vetëm shton kilet në barkun tuaj, por shpërndan qelizat e yndyrshme në të gjithë trupin tuaj. Zëvendësimi i karbohidrateve të rafinuara dhe ushqimeve me sheqer në dietën tuaj me yndyra të shëndetshme ju ndihmon të mbani insulinën të qëndrueshme, kështu që do të ruhen më pak kalori si yndyrë. Si rezultat, uria zvogëlohet, metabolizmi shpejton, dhe ju mund të humbni peshë me më pak mundim.
- Nuk do të shqetësoheni më për diabetin.
Duke qenë se konsumimi i më pak ëmbëlsirave do t’ju ndihmojë të mbani larg kilet e tepërta, ju gjithashtu do të jeni më të mbrojtur nga diabeti i tipit 2. Por, konsumimi i një sasie më të ulët të sheqerit ul rrezikun e sëmundjes në një mënyrë tjetër. Një dietë me shumë karbohidrate që digjen shpejt, si sheqeri, kërkon që pankreasi të lëshojë shumë insulinë, vakt pas vakteve, ditë pas dite. Kjo kërkesë e tepruar mund të tejkalojë qelizat që prodhojnë insulinë, duke i shkaktuar atyre mosfunksionim, dhe më pas diabet.
- Do të përmirësoni shëndetin kardiovaskular.
Shëndeti i mirë i zemrës ju ndihmon të kaloni nëpër çdo sfidë, duke përfshirë edhe punën deri në orët e vona. Por duke u ushqyer me ëmbëlsira nuk po i bëni nder zemrës suaj. Studimet sugjerojnë se sheqeri i shtuar mund të ndikojë për keq në sistemin kardiovaskular. Një studim i vitit 2014 zbuloi se njerëzit që konsumonin 17% deri në 21% të kalorive të tyre të përditshme nga ushqimet e ëmbla kishin një rrezik prej 38% më të madh që të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk konsumonin kaq shumë.