Një lajm i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës
Shkencëtarët kanë zbuluar se lulja Hibiscus, e cila mund të përdoret në mjekësinë tradicionale gjithashtu mund të shërbehet dhe si çaj dhe ka efekte të menjëhershmne në presionin e gjakut. Çaji ka shije majhoshe, ndaj mund të shtoni pak limon ose sheqer për të mposhtur shijen e thartë.
Hulumtimi provon dhe një herë përfitimet medicinale të çajit Hibiscus, veçanërisht për shëndetin e zemrës. Studimi ka konfirmuar se lulet e kuqe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut për shkak të substancave aktive diuretike! Këto të fundit ndihmojnë trupin të eleminojë ujin e tepërt, ndërsa anthocyaninat e tyre bllokojnë enzimin ACE, përgjegjës për ngushtimin e enëve të gjakut. I njëjti efet që do ju jepnin medikamentet si hidroklorotiazidit dhe lisinoprilit, por pa efekte anësore.
Përbërësit:
4 gota uji
4-5 lugë gjelle lule hibiscus të thata
1 lugë çaji sheqer të papërpunuar
1 shkop kanellë
Lëngu i 1 portokalli
Përgatitja:
1. Në një ibrik që valon ujë hidhni shkopin e kanellës dhe lulet e hibiskus.
2. Lëreni për të paktën 20 minuta.
3. Pasi të keni kulluar lulet dhe të keni hequr shkopin e kanellës, shtoni sheqerin dhe lëngun e portokallit.
4. Shërbehet si çaj i ftohtë ose i nxehtë.