Si të mbroni sytë përpara kompjuterit, mësoni disa këshilla

Si të mbroni sytë përpara kompjuterit, mësoni disa këshilla

Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin tetë orësh zyrtar.

Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është perdorimi masiv i celularëve për të kontrolluar rrjetet sociale, apo për të shikuar e dëgjuar muzikë.Shpeshherë, ekranet janë të vegjël dhe të papastër.

Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni celularë, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas “American Academy of Optometry” kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak centimetër mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

Shpërndaje në: