A ju flihet pasdite? Shkenca e shpjegon pse
Njerëzit ndahen në dy kategori: Ata që duan të marrin një sy gjumë pasdite dhe ata që e shmangin atë. Por e ka një shpjegim shkencor se pse disa duan të pushojnë gjatë kohës së drekës dhe disa të tjerë nuk e bëjnë.
Hulumtuesit që janë përfshirë në studim shprehen se rezultatet e arritura janë të dobishme në lidhje me zakonet e gjumit që njerëz të ndryshëm kanë.
Hulumtimi u bazua në studimin e një proteine të quajtur SIK3, me qëllim që të zbulohen efektet në lidhje me gjumin e minjve.
Përveç studimit të sasisë së orëve të gjumit hulumtuesit shqyrtuan gjithashtu trurin e kafshëve gjatë gjumit dhe nivelin e alarmit kur ishin të zgjuar.
Rezultati është se minjtë kishin nevojë për më shumë orë gjumë dhe kjo u pasqyrua në aktivitetin e tyre të trurit.
Autori kryesor i hulumtimit, profesor Takoto Honda, ka shpjeguar se karakteristikat e këtij amino acidi brenda proteinës SIK3 janë të ngjashme në të gjithë botën e kafshëve, që do të thotë se rezultatet janë gjithashtu të zbatueshme edhe për njerëzit.
Arsyeja pse disa njerëz kanë nevojë për më shumë gjumë mund të jenë të lidhura drejtpërdrejt me mutacionin e proteinës.
Sidoqoftë, studiuesit shprehen se duke bërë studim për minj dhe jo për njerëz, jo çdo gjë është e sigurt.