Si duhet t’i pastroni furçat e makijazhit dhe sa shpesh duhet ta bëni këtë?

Si duhet t’i pastroni furçat e makijazhit dhe sa shpesh duhet ta bëni këtë?

Furçat e makijazhit mund të duken të lezetshme në tavolinë, por, nëse nuk kujdeseni siç duhet për to, ato mund të jenë shkaktar i mbledhjes së baktereve, shfaqjes së akneve dhe shumë fatkeqësive tjera të bukurisë.

Kështu, është e rëndësishme që t’i pastroni furçat rregullisht në mënyrë që të keni një lëkurë të shëndetshme.

Patricia Boland, eksperte e bukurisë, ka thënë se mënyra më e mirë për t’i pastruar këto furça është duke i lagur fillimisht me ujë të vaktë, duke ua shtrydhur ngjyrën dhe pastaj duke aplikuar pastrues adekuat të pastrimit të tyre.

Pastrues të furçave të makijazhit mund të gjeni kryesisht në dyqane online me çmime të volitshme.

Sidoqoftë, nëse nuk keni pastrues adekuat, ju mund të përdorni edhe shampon.

Një hap tjetër ekstra që duhet ta bëni është t’i aplikoni disa pika vaj ulliri dhe pastaj me gisht ta shtrydhni ndyrësirën që gjendet atyre, ndërkaq në fund ta pastroni prapë me ujë.

Në fund, furçën e thani me letër.Sa shpesh duhet ta bëni këtë?

Ekspertët rekomandojnë ta bëni këtë çdo dy-tri ditë në mënyrë që të shmangni bakteret të cilat mund të rezultojnë në akne dhe acarim të lëkurës.

Furçat e syve mund t’i pastroni çdo dy javë.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se furçat duhet t’i ndërroni çdo 3-4 muaj.

Shpërndaje në: