Depresioni pas lindjes më i shpeshtë te gratë që lindin në verë apo vjeshtë

Depresioni pas lindjes më i shpeshtë te gratë që lindin në verë apo vjeshtë

Një nga dhjetë nënat e reja vuajnë nga depresioni i paslindjes, dhe hulumtimet e reja nga ekspertët pohojnë se gratë të cilat lindin në verë apo vjeshtë janë më të rrezikuara të vuajnë nga ky lloj depresioni, krahasuar me gratë të cilat lindin në dimër apo në vjeshtë.

Studimi ka vëzhguar të dhënat mjekësore të 20.169 grave të cilat kishin lindur mes qershorit të vitit 2015 dhe gushtit të vitit 2017.

Jie Zhou, i cili kishte udhëhequr këtë studim, ka thënë se është zbuluar një ndërlidhje mes grave të diagnostikuara me depresion të paslindjes dhe me periudhën e vitit në të cilën e kishin lindur beben.

Jie Zhou sugjeron se nënat të cilat lindin fëmijë në dimër apo pranverë janë më të prira ta shmangin depresionin e paslindjes sepse kanë më shumë mundësi të kenë aktivitete brenda shtëpisë me bebet e tyre.

Shpërndaje në: