Coca-Cola vjen me një shije të re, amerikanët dikur e urrenin këtë lloj, sot ka shpresa që do ta duan
Në vitin 2006 Coca-Cola lansoi Coca-Cola Blak, një verison që kishte në të përbërës të kafes. Njerëzit nuk e pëlqyen atë dhe kjo pije dështoi dhe u ndalua shitja e produktit të saj në vitin 2008.
Por, tani kur ka kaluar më shumë se një dekadë që nga zhdukja e këtij versioni të Coca-Colas me kafe, po planifikohet rikthimi i saj në treg në SHBA.
Sipas Nancy Quan ky produkt dështoi në atë kohë pasi amerikanët nuk ishin të gatshëm për ta provuar atë shije, derisa tani pretendon se janë.
“Ky produkt[Coca-Cola me kafe] hyri në trend para kohë. Unë nuk mendoj se njerëzit ishin të gatshëm atë kohë,” ka thënë Quan për CNN, transmeton Periskopi.
Gjatë disa viteve të fundit, ‘Coca-Cola Plus Coffee’ ose Coca-Cola me kafe në tregjet ndërkombëtare ka lansuar një produkt të ngjashëm. Produkti i ri përmban më shumë kafe reale se sa ai i mëparshmi.
Sot Coca Cola me kafe, është në dispozicion në Australi, Itali, Spanjë, Tailandë dhe Poloni.
Coca-Cola është “e kënaqur me përgjigjen fillestare”, sipas një zëdhënësi.
Kompania nuk është e angazhuar akoma që ta sjellë produktin në Shtetet e Bashkuara, por është optimiste se kjo pije do të pritet mirë edhe në këtë vend.
“Unë besoj se do të ketë një hapësirë për një Coca-Cola me kafe në Shtetet e Bashkuara,” tha për CNN Business, Javier Meza, shefi i marketingut kryesor të Coca-Cola-s për pije me gaz.
Ai tha se produkti mund të arrijë Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm./Periskopi/