Vendi i shtëpisë, ku fëmijët janë më të rrezikuar

Vendi i shtëpisë, ku fëmijët janë më të rrezikuar

Shtëpia, të cilën ne e cilësojmë si vendin më të sigurtë, në të vërtetë mbart brenda vetes një sërë rreziqesh për fëmijët.

Mjeku italian Stefano Ottolini, i ndihmës së shpejtë dhe drejtues i Istituto clinico Humanitas në Milano, bazuar në eksperiencën e tij përmend vendet më të rrezikshme, ku fëmijët mund të përfshihen në incidente në shtëpi.

“Ambienti më i rrezikshëm është padiskutim kuzhina, pasi aty kalohet një pjesë e mirë e kohës, por gjenden edhe pajisjet më të rrezikshme, mes tyre soba, thika dhe pajisje të tjera”, shprehet Ottolini, duke shtuar se pikërisht në kuzhinë janë shënuar rastet më të shumta të lëndimeve.

Sipas tij, incidentet më të shpeshta kanë të bëjnë me rrëzimin, veçanërisht në dysheme. Në vendin e dytë renditet djegiet me ujë të nxehtë, në furrë, prerje, korrent etje.

Pas kuzhinës, vendi i dytë më i rrezikshëm është tualeti, për shkak të përmasave të vogla, prej rrëshqitshmërisë, por edhe prej produkteve të rrezikshme.

Shpërndaje në: