Meshkujt inteligjentë janë më të prirë të martohen

Meshkujt inteligjentë janë më të prirë të martohen

Dashuria është gjë tejet e komplikuar. Një trajtë e cila për një person mund të jetë e pa rezistueshme, për tjetrin mund të jetë tejet bezdisëse.

Veç kësaj, studimet e reja tregojnë se edhe llojet e inteligjencës te meshkujt mund të luajnë rol të rëndësishëm në atë se a do të martohen meshkujt dhe sa gjatë mund të qëndrojnë të martuar.

Ekipi i studiuesve, i udhëhequr nga Jaakko Aspara, pas analizimit të të dhënave të 190,000 meshkujve, duke përfshirë nivelet e tyre të inteligjencës dhe variablat tjerë si të ardhurat dhe statusi social, ka treguar se inteligjenca luan rol në atë se a do të martohet mashkulli apo jo.

Në fakt, pikët e inteligjencës të meshkujve ishin ndarë në tri pjesë: në inteligjencë verbale; inteligjencë logjike; dhe inteligjencë numerike.

Inteligjenca verbale përfshin aftësinë për ta përdorur dhe kuptuar gjuhën, si dhe për ta shfrytëzuar atë në zgjidhjen e problemeve.

Inteligjenca logjike përfshin aftësinë e të kuptuarit dhe zgjidhurit problemet komplekse, ndërkaq inteligjenca numerike ka të bëjë më shumë me matematikë.

Kështu, në fund shkencëtarët konstatuan se meshkujt e rinj me inteligjencë të lartë janë më të prirë të martohen në të ardhmen, përderisa ata me nivele më të larta të inteligjencës verbale kishin pasur shanse edhe më të mëdha për t’u kurorëzuar.

Vlen të ceket se në martesë luan rol edhe pasuria, sepse shkencëtarët thonë që meshkujt e pasur janë më të prirë të martohen.

Shpërndaje në: