Këto ushqime mund të zëvendësojnë fare mirë ilaçet

Këto ushqime mund të zëvendësojnë fare mirë ilaçet

 

Salmon: Është një ndër ushqimet më të mira të pasura me acide yndyrore omega 3. Sipas ekspertëve këto acide yndyrore ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe rrisin sistemin imunitar.

Mentja (nenexhiku): Mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Farat chia: përdoren për të reduktuar nivelet e kolesterolit të keq.

Xhenxhefili: Është në erëza shumë e mirë që ndihmon në tretje. Nëse e merrni në formë çaji, ditët që jeni me cikël menstrual, ai do të qetësojë dhimbjet dhe do të reduktojë ndonjë infeksion të mundshëm.

Tërshëra: Sipas studimeve vetëm 3 gram tërshërë ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Mjalti: Ka veti të shkëlqyera kuruese, është anti-inflamataor dhe nëse përzihet me kanellë përbën një antibiotik shumë të fortë.

Fasulet: Janë shumë të dobishme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të kontrolluar nivelet e kolesterolit.

Turshitë: Të gjitha perimet të bëra turshi janë shumë të mira për shëndetin nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, shkruan albeu. Turshitë kanë veti antibakteriale dhe antifungale dhe ndihmojnë në lehtësimin e diarresë.

Trumëza: Ndihmon kundër problemeve inflamatore.

Shpërndaje në: