Shkencëtarët ndajnë sekset: Gratë punojnë më mirë në temperatura më të larta, burrat në më të ulta
Shkencëtarët kanë ngritur tensionet në betejën e sekseve mbi ajrin e kondicionuar në zyre duke zbuluar që truri i grave funksionon më mirë në temperatura më të larta.
Burrat, në anën tjetër, punojnë më mirë kur temperatura është më e ftohtë sipas studimit të publikuar në gazetën PLOS One, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
Në temperatura më të larta, gratë performojnë më mirë në detyra matematikore dhe në ato verbale ndërsa e kundërta është e vërtetë për burrat.
Për gratë, rritja e performancës në temperatura të larta ishte “në mënyrë domethënëse më e lartë” se ulja e performancës te burrat.
“Gjetjet tona sygjerojnë se vendet e punës ku ka punëtorë të të dy gjinive mund ta rrisin produktivitetin duke e vendosur termostatin më lart se në standarden momentale,” thuhet në studim. /Periskopi