Studimi, 430 mijë gra kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës

Studimi, 430 mijë gra kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës

Ngacmimet dhe dhuna seksuale janë tepër të përhapura në Zvicër. Një studim i ri nga GFS Bern intervistoi 4.400 femra në periudhën mars – prill 2019.

12% e tyre pranuar se kanë përjetuar marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Sipas statistikave të popullsisë femërore të Zvicrës, korrespondon se rreth 430,000 femra të moshës 16 vjeç e lart kanë kryer seks kundër vullnetit.

8% thanë se pranuan për shkak të frikës dhe 7% janë detyruar të kryejnë marrëdhënie.

Në 68% të rasteve, autorët e sulmeve seksuale kanë qenë të njohur.

Vetëm 10% e raportuan incidentin në polici dhe vetëm 8% përfundimisht paraqitën akuza penale. Pjesa tjetër sqaroi se heshën për shkak të turpit, ndjenjës së të qenit pa fat dhe frikës se nuk do të besoheshin.

Më shumë se 50% e grave besonin se nëse historia zbulohet, atëherë do të përkeqësohej gjendja.

Shpërndaje në: