Meshkujt i përdorin për një trup të bukur, por cilat janë efektet e dëmshme të steroideve?

Meshkujt i përdorin për një trup të bukur, por cilat janë efektet e dëmshme të steroideve?

Shumë meshkuj vazhdojnë të abuzojnë me steroide pavarësisht se e dinë që ato kanë efekte të dëmshme shëndetësore.

Një studim së fundmi ka treguar se meshkujt që përdorin steroide anabolike për ta rritur forcën dhe performancën fizike shpeshherë janë të vetëdijshëm për efektet anësore, por megjithatë vazhdojnë t’i përdorin ato.

Kjo shkakton brenga serioze jo vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për gjeneratat e ardhshme, pasi që efektet anësore dihet se e dëmtojnë edhe spermën, e rrisin disfunksionin seksual, sëmundjet e zemrës dhe ato të mëlçisë.

Steroidet anabolike, siç është testosteroni, janë hormone për rritjen e performancës të cilat e rrisin masën muskulore dhe e rrisin aftësinë atletike, dhe kjo ka shpirë në keqpërdormi dhe abuzim nga plot meshkuj.

Përveç efekteve anësore të lartcekura, abuzimi me steroide e shkakton edhe rënien e flokëve, zhvillimin e gjirit, si dhe e rritë rrezikun e sulmit në tru.

Shpërndaje në: