Ata që ecin shpejt jetojnë më gjatë, thotë një studim i ri
Ata që ecin shpejt jetojnë më gjatë, thotë një studim i ri. Studiuesit nga Universiteti i Leicesterit kanë analizuar të dhënat e 474.919 personave me moshën mesatare prej 52 vjeç në “UK Biobank” mes vitit 2006 dhe 2016, shkruan “Daily Mail”. Ata gjetën se gratë të cilat kanë ecur shpejt kishin një jetëgjatësi nga 86.7 në 87.8 vjet, ndërsa burrat që kanë mbajtur ritmin e njëjtë të ecjes kishin jetëgjatësinë nga 85.2 në 86.8, transmeton Koha.net. Ata që ecin ngadalë patën perspektiva të zymtë: gratë kishin jetëgjatësi prej 72.4 vjet ndërsa burrat prej 64.8 vjet, nëse ata ishin më të qetë në lëvizjet e tyre.
Sipas studimit, të publikuar javën e kaluar në revistën “Mayo Clinic Proceedings”, raporti ishte i njëjtë edhe nëse ata që ecnin shpejt kanë kaluar disa herë në mbipeshë. Kjo nuk do të thotë se ata që ecin shpejt do të jetojnë më gjatë – raporti tregon vetëm një korrelacion, jo një shkak-efekt, por ekspertët thonë se tregon se shpejtësia e ecjes mund të jetë një mënyrë për mjekët që të gjykojnë shëndetin e përgjithshëm të pacientëve të tyre krahas testeve të tjera. Është vështirë që studimi i parë të mbajë shpejtësinë e ecjes si një faktor të fuqishëm që duket se nxit dhe përcakton shëndetin tonë.
Në vitin 2011, shoqata “The Journal of the American Medical Association (JAMA)” ka publikuar një studim të profesoreshës së mjekësisë geriatrike, Stephanie Studenski, e Universitetit të Pittsburghut, i cili kishte gjetje të njëjta: shpejtësia e ecjes ishte një parashikues i besueshëm i jetëgjatësisë. Në vitin 2013, studiuesit amerikanë ka gjetur se ritmi i ecjes ishte i lidhur me rrezikun më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe jetëgjatësisë më të gjatë, përcjell Koha.net. Ndërsa vitin e kaluar, një studim nga Universiteti i Sydneyit ka gjetur se rritja e ritmit të ecjes në një “shpejtësi mesatare” mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Dhe Tom Yates, profesori i aktiviteteve fizike në Leicester i cili qëndron prapa këtij studimit më të fundit, ndër vite ka publikuar gjetjet e këtij korrelacioni. Në vitin 2017, ai ka analizuar të dhënat e njëjta të “UK Biobank” dhe gjeti se shpejtësi e ecjes duket se ndikon në rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës – duke konkluduar se ata që ecin më ngadalë mund të vuajnë dy herë më shumë nga sëmundjet e zemërs për dallim nga ata që ecin më shpejtë.
Këto janë vetëm disa shembuj. Studimi i ri thjesht shton peshën te gjetjet, për të cilat ekspertët thonë se janë mjaft të fuqishëm për mjekët që të përshkruajnë në mënyrë rutinore ecjen e shpejt të pacientëve të tyre.
“Gjetjet tona mund të ndihmojnë në sqarimin e rëndësisë relative të ushtrimeve fizike të krahasuar me peshën e trupit në jetëgjatësinë e individëve”, ka thënë Yates në një konferencë për shtyp. “Studimet e publikuara deri më tani kanë treguar kryesisht ndikimin e peshës së trupit dhe ushtrimeve fizike në vdekshmëri në lidhje me rrezikun relativ”, ka thënë Francesco Zaccardi, epidemiolog klinik në Qendrën e Diabetit të Leicesterit dhe bashkautori i këtij studimi.
“Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të interpretosh një ‘rrezik relativ’. Raportimi në aspektin e jetëgjatësisë, anasjelltas, është më i lehtë për t’u interpretuar dhe ofron idenë më të mirë të rëndësisë së ndarë dhe të përbashkët të indeksit të masës trupore dhe ushtrimeve fizike”, përfundoi Zaccardi.