Top këshillat nga femrat mbi moshën 50 vjeçare
Është e rëndësishme t’i dëgjojmë më të vjetrit. Gjenerata e vjetër janë të mbushur me përvoja të mbushur dhe me mençuri – ata thjesht po presim që ne t’i pyesim për këshilla.
Problemi është se shumica prej neve nuk pyesim. Ne shpeshherë supozojmë se i dimë të gjitha dhe kjo nuk është e vërtetë.
Fatmirësisht, një studim ir i tani i ka zbuluar 20 këshillat më të mira nga gratë mbi moshën 50 vjeçare.
Studimi i kryer nga “Femal” ka zbuluar se 60% e femrave mbi moshën 50 vjeçare kanë thënë se do të dëshironin t’i kishin thënë vetes më herët të mos e shpenzojnë kot jetën.
Një pjesë tjetër kanë thënë se jeta është shumë e shkurtë për të mos konsumuar karbohidrate, e disa tjera kanë thënë se gjithmonë duhet t’i besoni instinkteve që i keni në raport me meshkujt.
Sidoqoftë, këto janë top 20 këshillat nga gratë mbi moshën 50 vjeçare:
– Jeta është shumë e shkurtë, prandaj shfrytëzojeni në maksimum
– Qëndroni prezent në moment dhe vlerësoni gjërat e vogla
– Perfeksioni nuk ekziston, andaj ndaloni së kërkuari atë
– Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa familja
– Planifikoni për të ardhmen
– Gjithmonë qëndroni të pavarur financiarisht
– Kujdesuni për lëkurën
– Do t’ia dilni mbanë gjatë menopauzës
– Gjërat materialiste nuk kanë rëndësi
– Jeta është shumë e shkurtë për të mos konsumuar karbohidrate
– Gjithmonë vendoseni miqësinë para romancës
– Seksi përmirësohet me moshën
– Martesat e dyta zakonisht janë më të mira
– Besoni instinktit kur është fjala për meshkujt
Mbi të gjitha këto, pothuajse të gjitha femrat (95%) besojnë me plot zemër në frazën se aq më e vjetër, aq më e mençur.