Gjashtë gjëra të cilat nuk bën t’i lani në makinë e larjes së enëve: Patjetër lani me duar këto gjëra
Shpesh na del në ndihmë kur jemi shumë të lodhura dhe kur larja e enëve është e fundit për çfarë na ka mbetur forcë, mirëpo ekzistojnë gjëra të caktuara të cilat megjithatë më mirë është t’i lani duke përdorur sfungjerin e mirë dhe detergjentin
E pra, të shohim se cilat janë ato enë që megjithatë nuk janë për larje në makinë!
1. Servisi i drunjtë për ngrënie: Garuzhdat, pjatat e drunjta, enët e vogla apo çfarëdo qoftë tjetër nga druri, për shkak të temperaturës së lartë në makinë mund të ndryshojnë strukturën e tyre, por mund edhe të çahen! Prandaj, më me dëshirë përdorni atë mënyrën “e vjetër” të larjes me tel duke i fërkuar mirë.
2. Gotat e kristaltat: Kristali i ndjeshëm lehtë mund të “dëmtohet” në makinë, mirëpo edhe xhami me kalimin e kohës mund të humbë shkëlqimin. Prandaj lani me dorë dhe përdorni detergjent të butë.
3. Enët e bakrit: Temperaturat e larta dhe detergjenti agresiv mund të shkaktojnë ndryshkje të enëve të bakrit.
4. Rendet: Mbetjet e ushqimit shpesh “fshihen” në këndet e tyre deri te të cilat makina nuk mund të depërtojë, megjithatë është më mirë t’i lani me dorë, madje me shumë kujdes. Në të kundërtën mund të ndodhë që ndonjë thërrmijë e ushqimit të mbetet e kapur dhe me kalimin e kohës madje edhe të myket!
5. Thikat e shtrenjta dhe cilësore: Me larjen e përhershme të thikave në makinë, ato mund shumë shpejt të topiten. Posaçërisht kur është fjala për thikat e qeramikës; do t’ua zgjatësh qëndrueshmërinë nëse i lani me dorë!
6. Enët për ushqim të kanakarëve shtëpiakë: Macet, posaçërisht qentë më me dëshirë nuhasin jashtë, mirëpo shpesh edhe hanë gjëra të cilat ne nuk do të duhej as t’u merrnim erë. Shpesh në gojët e tyre për këtë shkak grumbullohen baktere, të cilat më vonë barten në enët e tyre dhe lehtë mund të ndodhë të temperatura në makinën e enëve të mos “i vrasë” të gjitha ato baktere, andaj barten në enët nga të cilat ne hamë. Prandaj më mirë zgjidhni që enët e qenve t’i lani me dorë madje me sfungjer të posaçëm vetëm për atë qëllim.