Personat që dinë të qesin çaj mirë janë më joshës

Personat që dinë të qesin çaj mirë janë më joshës

Shpeshherë mund ta gjykoni vlerën e dikujt bazuar në atë se sa mirë dinë të përgatit çaj.

Qoftë nëse është i zbehtë apo mjaftueshëm i errët për ta ngjyrosur gardhin e kopshtit, çdo njeri ka preferenca të ndryshme se si e preferon çajin.

Përderisa nuk ka shkencë të saktë prapa asaj se si përgatitet çaji i përsosur, hulumtimet e reja thonë se aftësia për ta përgatitur mirë çajin ju bën më joshës.

Sipas sajtit të takimeve “Plenty of Fish”, ata të cilët dinë të përgatitin mirë çaj vlerësohen si më joshës. 2,500 beqarëve u është bërë pyetja e njëjtë dhe shumica e tyre kanë thënë se aftësitë e përgatitjes së çajit janë trajtë shumë atraktive.

Sikur të mos mjaftonte kjo, 69% e të anketuarve kanë thënë se është e rëndësishme të mbani mend se si partneri potencial e preferon çajin. Duke filluar nga brendi i çajit e deri te sa lugë sheqer ia qet, gjithçka është e rëndësishme.

Shpërndaje në: