Hapat e thjeshtë për flokë plot shkëlqim
Flokët me shkëlqim janë të bukur, por nuk është kaq e lehtë që çdo ditë të kesh flokë të tillë dhe arsyet janë të ndryshme. Agjentët atmosferikë dhe stresi që i nënshtrohemi çdo ditë janë mjaftueshëm arsye për të dobësuar flokët. Megjithatë, nëse kujdesemi për to çdo ditë, me siguri do ta përmirësojmë pamjen e tyre.
Ja katër hapa të thjeshtë për t’i dhënë shkëlqim flokëve tuaj.
Lajini në mënyrë të drejtë
Për të pasur flokë të shëndetshëm, ne duhet t’i lajmë ato me kujdesin më të madh. Masazhojini butësisht me një sasi të vogël shampoje, nga flokët tek rrënjët për të paktën çerek ore. Pastaj, shpëlajini dhe aplikoni balsamin nga gjysma e gjatësisë së tyre tek skajet dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Për të bërë shpëlarjen, bëjeni me ujë të ftohtë.
Aplikoni vaj argani
Një tjetër sekret që të keni flokë me shkëlqim është vaji i arganit, i cili gjithashtu shërben për të hidratuar flokët. Ju mund të përdorni vaj natyral të pastër. Një sasi e vogël është e mjaftueshme për të aplikuar atë në flokë, veçanërisht nëse është i mirë, shmang yndyrosjen e tyre.
Masazhoni kokën me vaj vitamine E
Kur lëkura është e shëndetshme, flokët bëhen të trash dhe të shndritshëm dhe vitamina E mund të ndihmojë në këtë drejtim. Kjo e fundit ka veti antioksiduese dhe disa ekspertë pretendojnë se mund të ndikojë në rritjen e flokëve. Masazhimi i flokëve me vaj vitamine E mund të jetë i dobishëm sidomos për ata me flokë të dobët.
Përdorni një krehër me qime natyrale
Për të respektuar flokët tuaj, përdorni një krehër me qime 100% natyrale. Sepse ato ndikojnë në shpërndarjen e vajit natyral të flokëve nga rrënja në gjatësi, duke i bërë ato të duken plot jetë dhe të shndritshëm.