Gjinekologët japin alarmin ”MOS vendosni hudhra në vaginë, rrezikoheni seriozisht nga infeksionet”

Gjinekologët japin alarmin ”MOS vendosni hudhra në vaginë, rrezikoheni seriozisht nga infeksionet”

Gjinekologët nga Kalifornia kanë dalë publikisht kundër metodës së vendosjes së hudhrës në vaginë, për të kuruar infeksionin maja. Ata kanë kundërshtuar këtë metodë të vjetër që rekomandon vendosjen e një hudhre në vaginë deri në tre ditë. Nuk ka studime që mbështesin pretendimin se hudhra ka veti antifungale, thonë këta mjekë dhe mund të jetë një rrezik serioz për infeksione të mëtejshme.

Vagina është mjedisi ‘i përsosur’ për rritjen e baktereve të botulizmit, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën dhe të çojnë në paralizë. Nuk është hera e parë që mjekët kanë shkatërruar mite të ngjashme si vendosja e hudhrës.Hudhra përmban alicin, i cili në laborator ka treguar se ka veti antifungale. Por ka edhe rreziqe serioze, pasi ajo mund të ketë baktere që i kanë kaluar nga toka.

Hudhra gjithashtu mund të krijojë biofilm, një koleksion i mikroorganizmave si pllakëzat bakteriale në dhëmbë.Por rreziku më shqetësues janë bakteret klostridium, të gjetura në tokë, të cilat mund të kenë kaluar tek hudhra.

Bakteret vetë nuk janë të dëmshme, por ato mund të prodhojnë një prej toksinave më helmuese kur privohen nga oksigjeni. Botulizmi, një gjendje e shkaktuar nga bakteret e botulinumit të klostridiumit, mund të shkaktohet kur dikush ha ushqim që përmban toksina pasi nuk është konservuar, ruajtur ose gatuar siç duhet. Kjo gjendje ka nevojë për trajtim spitalor, pasi toksinat sulmojnë sistemin nervor dhe shkaktojnë paralizë. Kjo është fatale në 5 deri në 10 për qind të rasteve.

Një infeksion maja në vaginë shkakton acarim, sekrecione dhe kruajtje intensive. Më të zakonshmet janë vaginoza bakteriale ose mushkonja. Ajo prek 3 në 4 gra në një pikë të jetës së tyre. Vagina është projektuar për t’u vetëpastruar me ndihmën e sekrecioneve natyrore dhe ka shumë baktere brenda për ta mbrojtur atë. Bakteret ndihmojnë në mbajtjen e bilancit të pH-së, prodhojnë bakteriocina (antibiotikë të natyrshëm) dhe prodhojnë një substancë që ndalon bakteret që sulmojnë muret e vaginës dhe shkaktojnë dëme në inde. Nëse kjo balancë e baktereve shkatërrohet atëherë mund të kemi raste infeksionesh.

Shpërndaje në: