Refuzon të dalë me meshkuj sepse i zbulojnë sekretin
Një vajzë bukuroshe ka marrë vëmendjen e mediave të huaja së fundmi për shkak të deklaratës së saj.
Abigail Collins nga Skocia refuzon të dalë me meshkuj pasi ka frikë se ata do mendojne se ajo po i mashtron.
19-vjeçarja shpenzon 2 orë në ditë për të bërë grimin që të mbulojë aknet.
“E kam të vështirë të krijoj një lidhje sepse jam e vetëdijshme për gjendjen e lëkurës time dhe prandaj i refuzoj meshkujt. Nuk dua që meshkujt të mendojnë se po i mashtroj duke e mbuluar fytyrën me grim”, është shprehur Abigail.
“Duke u rritur e kisha të vështirë ta pranoja pamjen time. Mendoja që duhet të bëja grim çdo ditë dhe ndonjëherë bëhesha vonë për shkollë pasi dy orë më merrte mbulimi i pucrrave me grim. Në shkollë ndihesha sikur askush nuk donte të ishte shoqe me mua për shkak të pamjes time. Ndihesha e shëmtuar dhe shoqëria shpesh më vinte në dukje pucrrat, gjë që më ka humbur besimin në vete”, ka treguar 19-vjeçarja.