Maskat me patate, fantastike për fytyrën

Maskat me patate, fantastike për fytyrën

Janë një varg produktesh që ju ndihmojnë të largoni shenjat dhe pavarësisht sado efektive të jenë, është e rëndësishme të dini se në këto produkte ka shumë kemikalie që i bëjnë dëm shëndetit tuaj.

Andaj, më poshtë po ju tregojmë dy maska që përbërësin kryesor e kanë pataten – që ju ndihmon të largoni të gjitha shenjat nga fytyra juaj dhe bën që lëkura juaj të shkëlqejë, transmeton Klan Kosova.

Maska 1: Patate dhe limon

1 patate

Lëngu i gjysmë limonit

Si ta përgatisni?

Duhet ta shtypni pataten, e më pas ta shtoni lëngun e limonit dhe përzieni atë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Si ta përdorni?

Vendoseni këtë maskë në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore, lëreni të qëndrojë për 20 minuta dhë më pas pastrojeni fytyrën me ujë.

Maska 2: Patate dhe trangull

1 patate

Gjysmë trangulli

Si ta përgatisni?

Vendoseni pataten dhe trangullin në blender dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Si ta përdorni?

Vendoseni këtë maskë në fytyrë duke bërë lëvizje masazhuese rrethore dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën me shumë ujë.

Shpërndaje në: