Pse është mirë të hani qershi

Pse është mirë të hani qershi

Qershia përmban vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ato ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte anti-inflamatore.

Është një frut shumë i mirë për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë veti antioksidante dhe luftojnë radikalet e lira. Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmban melatoninë.

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike. Ato piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.

Shpërndaje në: