Përdorini këto erëza që të luftoni ftohjen dhe gripin
Duke marrë sa më shumë antioksidantë, do të luftoni plakjen. Gjithashtu merrni edhe ushqime natyrale që ju ndihmojnë të kaloni dimrin me energji.
Ndërkohë ju prezantojmë me 10 erëzat që ju ndihmojnë në dimër:
Karafili
Dikur karafili përdorej për të dekoruar portokallet. Gjithashtu përdorej edhe për të përgatitur një lloj vere. Por a e dini që të përtypësh një karafil lehtëson simptomat e të vjellës dhe të jep frymëmarrje të freskët? Sipas disa studimeve, vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji.
Xhenxhefili
Nëse keni dhimbje fyti atëherë zijeni ujë dhe priteni xhenxhefilin e freskët në feta. Më pas shtoni një lugë mjaltë dhe lëng limoni. Studimet thonë se ky çaj ka një efekt detoksifikues dhe falë aftësive të xhinxherit lufton gripërat e stinës.
Piperi
Piperi ka varietete të shumta. Sipas studimeve, ka aftësi diuretike, antidepresive dhe është një eliksir i rinisë duke luftuar plakjen.
Mente
Studimet e ndryshme kanë dalë në përfundimin se mente rifreskon, lufton të vjellat dhe kur të zë makina, si dhe favorizon tretjen. Pas buke mund të përgatitni një çaj menteje, si dhe shtoni pak portokall ose mandarinë, të pasura me vitaminë C.
Arrëmyshk
Nuk duhet ta ekzagjeroni me të pasi përdoret në sasi të vogla. Është një antiseptik i fuqishëm për të luftuar dhimbjet reumatizmale dhe për të përmirësuar procesin tretës. Mund t;ia shtoni rizotos apo makaronave të bëra në shtëpi.
Speci djegës
Makaronat me vaj, spec djegës dhe hudhra janë antibiotikë natyralë. Pra nëse jeni ftohur apo keni dhimbje fyti shfrytëzoni këtë pjatë të shijshme. Speci djegës është mbrojtës për zemrën, përmirëson qarkullimin dhe forcon imunitetin.
Shafrani
Studimet thonë se kjo lloj erëze ka një efekt antidepresiv, dhe ka antioksidantë. Gjithashtu është mjaft i mirë për shëndetin e syve dhe trurit. Madje edhe mjalti me shafran është shumë i shijshëm.