Në vjeshtë shoqërohu me ftonj
Ftoi përdoret i freskët ose në formë reçeli, prevedeje, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera.
Ftoi është i ushqyeshëm ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale si kaliumi, magnezi etj
Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim, përcjellë Klan Kosova.
Ftonjtë përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë (dhimbjeve të zorrëve,shtrëngimit të barkut) e gjithashtu kundër të vjellave.
Ky frut ka gjetur përdorim si bonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqve si dhe atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje, përcjellë Klan Kosova.