Besojeni apo jo, meshkujt vdesin të komplimentohen, ja komplimentet që adhurojnë
Besojeni apo jo, meshkujt vdesin të komplimentohen po aq sa edhe femrat. Dhe nuk po flasim vetëm për komplimente rreth fizikut! Lexoni më poshtë për të zbuluar se çfarë komplimentesh dëshiron një mashkull të dëgjojë nga femra e tij e preferuar…
Jam krenare për ty
“E adhuroj momentin kur vajza me të cilën po dal është vërtet e interesuar për diçka që unë kam arritur. Qoftë kjo një këngë që unë unë kam shkruajtur apo një këngë me të cilën unë po punoj.” Osito, 25 vjeç.
Është një kompliment i madh të njohësh apo të bësh përpjekje për të njohur punën e personit tënd të zemrës.
Më pëlqejnë shokët e tu
“E di që miqtë e mi mund të jenë totalisht karagjoza. Nëse një vajzë me të cilën po dal, del nga vetja për të njohur ata apo të më thotë se me të vërtet i pëlqen ata, kjo do të thotë shumë për mua.” Kevin, 24 vjeç.
Shokët e tij nuk kanë pse të jenë tipi më i keq i mundshëm i njerëzve! Ata mund të jenë po aq të këndshëm sa ai, dhe ti mund të mësosh avash avash të shijosh prezencën e tyre!
Kjo është një ide fantastike
“Të planifikosh një takim mund të jetë vërtet e vështirë. Kur i kërkoj një vajze një takim dhe ajo më thotë se bëre gjënë e duhur dhe se kalova shkëlqyeshëm, më bën të mendoj se më në fund qëllova në shenjë.” Frank, 30 vjeç
Nëse i lini një mashkulli të mendojë se ti e vlerësove kohën që ai harxhoi për të përgatitur një takim, i cili për ty rezultoi si një nga takimet më të bukura, është komplimenti më i mirë që mund ti bësh ati!
Ti je shumë i pashëm
“Nuk e di pse, po të të quajnë i pashëm të krijon një ndjesi shumë pozitive. Përfundimisht fjala e cila nuk mund të ketë një gjë tjetër më të mirë pasi thua këtë.” Khad, 25 vjeç.
Komplimentet rreth fizikut nuk tregojnë se je materialiste. Nëse të pëlqejnë kaçurrelat e tij, jepi komplimentoje! Kjo tregon se ti je e sigurt dhe e vertetë në atë çfarë bën.
Ti je kaq motivues
“Nëse një vajzë imresionohet me nivelin tim të motivimit apo karizmës, është gjë e paparë.” Andrew, 28 vjeç.
Lejoni që mashkulli juaj të lulëzojë më shumë, dhe bëja të ditur se ai mund të bëhet një person më i mirë.
Ti më jep siguri
“Shkurt dhe saktë, por thotë shumë dhe më bën të ndjehem si një superhero.” James, 25 vjeç.
Të ndjerit e mbrojtur dhe e sigurt vjen nga një vend kur dashuria është e vërtetë, dhe kështu ti e di se je në lidhjen e duhur.
Çfarë do të bëja unë pa ty?
“Sidomos kur e thotë pasi unë kam bërë diçka të tipit hapjen e një kavanozi, i cili ka ndecur ose arrij diçka, e cila ndodhet lartë dhe ajo se kapte dot. E di që të gjitha femrat adhurojnë të jenë të pavarura në ditët e sotme, por meshkujt pëlqejnë të jenë të dobishëm si më atëherë edhe tani.” Sam, 27 vjeç.
Është këndshëm ti thuash një djali se je mirënjohëse dhe e lumtur për shoqërinë e tij, dhe se me të vërtet ke nevojën e tij.