Keni thinja të parakohshme? Këto janë arsyet përse flokët tuaja po bëhen gri shumë shpejt
Kur mendojmë për thinjat, na vijnë në mendje gjyshet tona pasi ato janë një proces natyral me kalimin e kohës. Por ka disa raste që ato dalin dhe një një moshë më të re, në të cilin me siguri nuk i kishit menduar.
Jetoni në një vend të ndotur: Ndotësit dhe toksinat mund t’ju shkaktojnë thinja të parakohshme. Këto kimikate krijojnë radikale të lira ose stres që dëmtojnë prodhimin e melaninës dhe shpejtësinë e plakjes së flokëve, sipas studimeve.
Jeni shumë të stresuar: Stresi do të përshpejtojë fatin tuaj gjenetik.Domethënë, nëse nuk e keni në gjenetikë , stresi ka gjasa të ndryshojë ngjyrën e flokëve tuaj.
Cigarja: dhe nëse nuk e pini por e pi dikush në shtëpinë tuaj tymi i cigares mund t;ju shkaktojë flokë gri. Disa studime të bëra në 2013 zbuloi që këta persona thinjen dy herë më shumë.
Ndryshimi i hormoneve: nëse keni probleme me ndryshimin e hormoneve, ato mund të shkaktojnë teksturën e flokëve dhe si rrjedhojë ato të thinjen më shpejt.