5 këshilla për të motivuar adoleshentët për të studiuar
Koha kalon dhe adoleshentët e kanë gjithmonë e më të vështirë për t’u fokusuar në studime. Mënyra kryesore për t’i motivuar adoleshentët për të studiuar është duke ju mësuar atyre rëndësinë e dijes, dhe kjo gjë mund të ndodhë duke ju dhënë punë që ata pëlqejnë t’i bëjnë. Kjo mund të funksionojë edhe me studimet. Më poshtë mund të lexoni 5 mënyra se si mund t’i motivoni adoleshentët për të studiuar.
1. Të flisni me ta
Adoleshentët janë tepër të ndjeshëm dhe pikë së pari duhet të kuptoni botën e tyre. Është e rëndësishme të flisni me ta dhe t’i dëgjoni. Për më tepër t’i mbështesni. Mbase adoleshentët kanë vështirësi për t’ju kuptuar ose diçka i shqetëson në shkollë. Pra, duhet të mundoheni t’i kuptoni dhe më vonë të zgjidhni problemin që mund të jetë duke e shqetësuar adoleshentin.
2. Fillimi:
Adoleshentët shpesh mund të lodhen nga një ditë e gjatë dhe janë tepër dembelë, prandaj t’i kërkosh që të studiojë nuk ka për ta ndihmuar. Duhet të uleni me të, duke e ndihmuar në çdo problem ose si fillim t’i jepni disa quize që mund t’i zgjidhë, në mënyrë që truri i tij të futet në punë, por pa mbingarkesë.
3. Debati nuk do ta ndihmojë, por diskutimi po
Adoleshentët siç e kemi shkruar më sipër janë tepër të ndjeshëm dhe debati nuk ka për ta ndihmuar që të studiojë, por që të heqë dorë. Edhe në qoftë se ai nuk i zgjidh mirë ushtrimet ose ka vështirësi, mos u nevrikosni, por kini durim dhe nxiteni të provojë sërish. Edhe në qoftë se adoleshenti përsëri nuk dëshiron të studiojë ndihmojeni të kuptojë pse është e rëndësishme dhe diskutoni me të, deri sa të arrini që ta bindni.
4. Filloni me hapa të vegjël
Nuk duhet ta nxisni adoleshentin të fillojë me hapa të mëdhenj. Mësojeni t’i hedhë hapat një nga një duke filluar nga gjërat themelore dhe më të thjeshta. Mësojeni që pasi ia arrin një qëllimi të krijojë një tjetër akoma më të madh. Kjo jo vetëm do ta ndihmojë në studime, por edhe në jetë.
5. Zhvilloni kreativitetin e tyre
Nuk duhet të fokusoheni vetëm në lëndë themelore, duke lënë mënjanë kreativitetin. Duhet ta lini adoleshentin të zhvillojnë mendimin e tij krijues. Nxiteni të përdorë imagjinatën dhe fantazinë. Lëreni të lirë t’i zgjedhë vetë pasionet e tij.