Djathi: sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë
Shkencëtarët e Universitetit Aarhus në Danimarkë kanë hetuar faktin se francezët kanë tendenca të kenë jetë të gjata dhe të shëndetshme pasi që konsumojnë ushqime me nivele të larta të yndyrave të njoma, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se shumica e shpjegimeve të këtij fenomeni, ndryshe të njohur si ‘Paradoksi Francez’, fokusohen në sasinë e verës që e konsumojnë dhe në stilin e jetës, ky hulumtim i ri danez përqendrohet në një përgjigje më të thjeshtë.
Studimi, i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, sugjeron se produktet djathore të fermentuara si djathi, mund të kontribuojnë në jetëgjatësi dhe shëndet të mirë.
Francezët e shijojnë incidencën e vogël të sëmundjeve koronare të zemrës dhe jetëgjatësisë mesatare prej 82 viteve, pasi që konsumojnë mbi 23.9 kg djathë çdo vit. Britanikët, të cilët hanë 11.6 kg djathë në vit, kanë nivele dyfish më të mëdha të sëmundjeve kardiovaskulare dhe mesatarja e jetëgjatësisë së tyre është 81 vite.
Hanne Bertram, shkencëtare e ushqimit, tregon se personat që konsumojnë djathë kanë nivele më të mëdha të acidit butirik – përbërës i cili është ndërlidhur me reduktimin e obezitetit dhe shpejtimin e metabolizmin. Veç këtyre, nivelet e larta të butiratit janë ndërlidhur me një zvogëlim në kolesterol.