Thoni lamtumirë dhjamit në stomak brenda vetëm një muaji
Në fakt, ekzistojnë disa mënyra tjera për ta hequr dhjamin në stomak pa bërë ndonjë ndryshim të madh në stilin tuaj të jetës, transmeton Telegrafi.
Ndaloni së ngrëni ushqime me nivele të mëdha të kalorive dhe ushqime të pa shëndetshme
Shmangni ushqimet e pasura me sheqer, yndyrë dhe kalori. Kjo do të thotë t’i shmangni çipsat, ëmbëlsirat dhe biskotat sepse kanë vlerë të vogël nutricionale dhe përmbajnë shumë kalori.
Pini ujë
Sigurohuni të pini 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë. Kjo e lehtëson procesin e heqjes së toksinave nga trupi dhe parandalon ruajtjen e lëngjeve. Veç kësaj, uji e shpejton metabolizmin dhe jua dhuron një ndjesi të ngopjes – pra nuk e ndjeni nevojën për të konsumuar ushqim.
Konsumoni fibra
Është mirë të shtoni më shumë ushqime me nivele të larta të fibrave në dietën tuaj ditore, siç janë arrat, perimet, drithërat etj. Këto ushqime e zvogëlojnë apetitin dhe parandalojnë ngrënien e tepërt.
Aktiviteti fizik
Është mirë të përpiqeni të jenë më aktiv fizikisht në baza të rregullta ditore, të paktën gjysmë ore në ditë. Mund të zgjidhni vrapimin, kërcimin, notin etj., ose çdo aktivitet tjetër fizik që ju përshtatet.
Heqja e dhjamit të stomakut nuk është mision i lehtë, prandaj mbani mend të jeni të vendosur dhe këmbëngulës në qëllimin tuaj!